“Partizani i vogël Velo” është një film shqiptar i prodhuar në Shqipëri në vitin 1980.
I vogli Velo mezi pret të rritet dhe të bëhet partizan i vërtetë. Kjo dëshirë e tij forcohet edhe më shumë pas vrasjes së të atit nga armiqtë dhe ai insiston që ta zëvëndësojë atë me çdo kusht. Disa herë ai nuk pranohet në rradhet e partizanëve për shkak të moshës së tij të vogël dhe të “pushkës që është më e gjatë se ai”. Por Velo nuk jepet. Më në fund ai arrin të pranohet në rradhët e partizanëve, shkruan standard.al.
Personazhi që luan Velon është Petro Papakosten i cili nuk luan aktualisht por merret me krijimtari, poezi dhe ese.
Ndersa ky në foto është partizani Velo i vertetë.