Blogerja dhe modelja Armina Mevlani nuk përton të tregojë klasin dhe elegancën e saj edhe në një ditë të zakonshme pune, aq më shumë kur bëhet fjalë për punë në qendrën e modës, Milano. Këtë e ka treguar vetë Armina me një foto në Insta Story, ku shkruan: “Punë në Milano”.
E veshur me të zeza dhe një çantë luksoze Michael Kors, Armina duket shik por edhe e thjeshtë dhe plot me stil.
E me sa duket blogerja po kalon ditë të bukura në Milano pavarësisht se ka shkuar për punë, pasi ka gjetur kohë edhe për ta marrë veten me të mira.