Ky është aplikacioni më në trend që po ka rritje të jashtëzakonshme

0
171

Aplikacioni i zotëruar nga Snapchat për krijimin e emoji-ve deri tani ka tejkaluar pritshmëritë dhe po e mund të gjithë konkurrencën në treg. Në dy vjet e gjysmë jetëgjatësi ky aplikacion ka patur një rritje eksplozive gjatë vitit të fundit dhe është bërë ndër aplikacionet me rritjen më të shpejtë në SHBA , sipas raportit nga TechSot.

 

 

I mundësuar nga Snapchat , ky aplikacion ka patur një rritje më të shpejtë se Venmo, Tinder, Unber dhe Lyft. Vizitorët individualë të Bitmoji u rritën më shumë se 5000% në dhjetor të 2016, krahasuar me të njëjtin muaj në 2014.

Kjo është një ritje shumë e madhe duke konsideruar se aplikacioni është prej 3 vitesh në treg.  Bitmoji ka patur 1.2 milionë shkarkime në shkurt të 2016 dhe në shkurt të këtij viti arriten në 15 milionë shkarkime kudo në botë.

Ndër arsyjet se pse ky aplikacion është kaq i famshëm eshte se Snapchat i ka dhënë një ndihmesë goxha të madhe për shkak të numrit të madh të përdoruesve.

Madje Snapchat i inkurajon përdoruesit e rinj që të shkarkojnë dhe të fillojnë që të përdorin Bitmoji për të përmirësuar snap-et dhe mesazhet e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here