Kjo fotografi e bërë gjatë sulmit terrorist të së mërkurës në Londër të Anglisë, ku mbetën të vrarë 5 persona dhe afro 50 të tjerë u plagosën, është bërë virale në mediat botërore, pas shpërndarjes në rrjetet sociale, raporton The Telegraph.
Një gruaja myslimane e mbuluar me hixhab, shihet duke kaluar mbi urën “Westminster” pranë Parlamentit anglez, ku u shkelën disa persona me automjet nga terroristi disa kalimtarë e cila reagon e tronditur pas asaj që sheh.
Personat të cilët e shpërndanë në rrjetet sociale këtë foto e konsiderojnë shumë domethënëse, pasi sipas tyre është provë që sulmet të tilla nuk po i bëjnë myslimanët e vërtetë, madje ata as nuk dënjojnë t’i shohin.