Degjeneron situata në E diela Shqiptare. Nusja: Fëmija më thotë gogol, vjerra: Puthesh me djalin tim dhe del me dashnorët

0
1068

Divorci mes prindërve ka bërë që fëmija i tyre i vogël të vuajë gjithçka. Bëhet fjalë për rastin e Eglantinës dhe Armandos, çiftit që trajtuam edhe javën e kaluar, të cilët kanë sjellë në jetë një fëmijë dhe më pas kanë vendosur të ndahen.

Sot tek “E Diela Shqiptare” ka qenë e ftuar Natasha, mamaja e Armandos, gjyshja e të voglit Argentin, e cila nuk do që fëmijën t’ia lejë të ëmës. Natasha tregon se vetë është rritur jetime, se të birin e ka rritur jetim dhe se nuk do të donte asnjëherë që edhe nipi të rritej në këtë mënyrë.

Unë djalin nuk e lë kollovar. Nëse Eglantina do të rrijë me djalin dhe fëmijën bujrum, dera ime është e hapur. Unë do t’i japë çelësat dhe unë iki në vend tjetër pa i bezdisur. Ata shkojnë me njëri-tjetrin. Unë s’jam pengesë për djalin tim. Dua ta shikoj të lumtur. Ajo duhej të më shikonte si shoqe. Të bëjë si të dojë, vajzat nuk mbarojnë. Vetëm Argentinin ka të sajin. Unë jam rritur vetë jetime dhe fëmijët i kam rritur jetim, por nuk doja të ndodhte kjo edhe në brezin tim të tretë”, – tha Natasha në emision.

Ajo i kërkoi nuses së djalit të lejë punën si mësuese në Kuçovë dhe të shkojë të jetojnë bashkë në Sarandë, aty ku jeton Armando, djali i Natashës dhe bashkëshorti i Eglantinës.

Ta gjeta punën dhe ty s’të pëlqeu në Sarandë. Zgjidh e merr, punën apo fëmijën. Shëndetin e fëmijës nëse s’do t’i krijosh probleme psikologjike. Ti e di sa shumë e do detin ai, sa shumë e do gjyshen dhe babain”, – u shpreh vjehrra.

Nga ana tjetër, nusja e akuzon se është shkaktare për gjithë këtë situatë. Ajo thotë se ka qenë si shoqe me vjehrrën, e madje ka marrë edhe kredi për të, por që vjehrra nuk e ka pranuar kurrë këtë fakt duke u shprehur se Egla e ka marrë kredinë për të atin në qytetin e Sarandës.

Po të them për herë të fundit: Ti je shkaktarja kryesore që unë jam këtu sot. Mua më vjen keq se ne të dyja kemi qenë si shoqe dhe nuk më erdhi aspak mirë që mohove faktin që kam marrë kredi për ty zonjë e nderuar. Unë nuk mund të bëj më show siç bën babai i djalit. Unë kam qenë 9 muaj me leje lindje në Sarandë. Unë i kam marrë ato dy kredi pasi jam njohur me Armandon, në qytetin e Sarandës”, – deklaroi Egla.

Nga ana tjetër Natasha e akuzon edhe për imoralitet nusen e djalit teksa thotë se me Armandon ajo vijon të puthet e të nduket në Sarandë dhe se jashtë shtetit ikën me persona të tjerë.

Mbase i ke marrë për babain tënd. Ti s’ke jetuar me Armandon. Ke vajtur në plazh në Kavajë e në Durrës. Ti je e tmerrshme, je e sëmurë. Je një teatrin e Hollywood. Nënat nuk janë si ty që shikojnë qejfin e tyre dhe harrojnë fëmijën, që s’i japin qumështin fëmijës. Nëse unë në gjykatë do të nxjerr se me kë del jashtë shtetit ti, me persona të inkriminuar… Me Armandon putheni e ndukeni nëpër lokale”, – akuzoi Natasha.

Nga ana e saj Egla ankohet se i biri e quan “gogol” kur ajo shkon ta takojë në kopsht, e kjo pasi e ka mësuar gjyshja dhe e ka rritur me urrejtje ndaj të ëmës.

Gjykata ka folur një herë e do të flasë sërish. Fëmija ka ardhë në jetë nga unë dhe Armando. Ju jeni gjyshe, por nuk mund të bëheni nënë dhe baba deri sa unë të jem gjallë. Ai është fëmija im dhe ti i thua që mami është gogol. Djali më thotë “ti je gogoli, nuk je nëna ime”. Mos e ushqe fëmijën me gënjeshtra, me mashtrime. Kur e takova pastaj në kopsht fëmija më tha “mami ti nuk je gogoli që më ka treguar mami Tasha në foto. Mami nuk të dua sepse ti do futësh babin në burg. Pse fëmija kur është me nënën nuk ka urrejtje për gjyshen, për babain?”, – u shpreh ndër të tjera Eglantina./JOQ.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here