Është folur shpesh herë për kushtet skandaloze nëpër spitale të ndryshme në të gjithë vendin dhe akoma më keq në zona të thella të Shqipërisë.
Janë denoncuar në media me qindra herë por duket që nuk ka ‘shpresë’ për të parë një ndryshim.
Megjithatë qytetarët e Vlorës kanë nisur ta kalojnë me humor shkatërrimin e spitalit rajonal.
Në një foto të postuar në rrjetet sociale, duket se urgjencës së spitalit në Vlorë i kanë rënë disa gërma.
Ata komentojnë se kjo është bërë për të nderuar superbombën e showbizit Encën, meqënëse vetëm gërmat e fundit i kanë mbijetuar shkatërrimit.
Dia të tjerë e komentojnë si ‘privatizim’ të spitalit po nga Enca Haxhia./ standard.al