Pasditen e sotme u përhap me shpejtësi lajmi se Presidenti i SHBA-ve Trump nuk mbështet protestën e opozitës dhe se ambasada e SHBA-së në Tiranë përgënjeshtronte deklaratën e Bashës për mbështetje.
Menjëherë pas këtij .ka reaguar ish deputeti i Partisë Socialiste Andis Harasisani i cili ka ironizuar mediat dhe portalet për publikimin e lajmit ui cili në fakt ëshgtë vetëm një prononcim i një zëdhënësi të ambasadës në Tiranë.
Harasani lë të kuptohet me këtë satus së kjo mund të jetë po një gënjeshtër sic ishte edhe lajmi të cilën Top Channel e shpërnmdau me shpejtësi për vjedhjen e orës së Geiorge Bush në Fushë-Krujë.
Statusi i plotë:
“Degjova kete lajmin qe Trump nuk mbeshtet protesten e PD. Eshte shume i vertete. Trump ka kerkuar te gjehen hajdutet e ores se Bushit pastaj do jape qendrimin e tij”, shkruan në Facebook Andis Harasani.