“Zbato rregullat ose ik luaj në park me miqtë”, Rey Manaj merr shuplakën e radhës

0
340

Rei Manaj merr një shuplakë tjetër. Trajneri i Pizës, ish-futbollisti i Milanit, Ivan Gennaro Gattuso, nuk e ka grumbulluar shqiptarin për sfidën me Trapanin. Edhe pse Manaj në takimet e fundit pati realizuar dy gola, numrit 1 të pankinës nuk i ka pëlqyer aspak sjellja egoiste e lojtarit gjatë javës në stërvitje.

 

 

“Mungesa e Manajt? Më duhet të punoj me 24 futbollistë dhe nuk të komunikojmë me unë por me ne. Një në një moment shumë të rëndësishëm dhe nuk më interesojnë aspak individë të vecantë. Nuk kam mllef ndaj askujt, ka nevojë për të gjithë, por prioritet mbetet grupi. Rregullat duhet t’i zbatojnë të gjithë, ndryshe do të shkosh të luash me miqtë në park.”

Një shuplakë e fortë kjo e Gatussos për talentin kuqezi, që me sa duket e ka të vështirë t’i interpretojë udhëzimet ashtu sikurse kërkon trajneri. Para se të largohej nga Pescara në merkaton e dimrit, Manaj kartoni i të cilit zotërohet nga Interi, u përjashtua nga stërvitja nga ish-trajneri Massimo Oddo pas përfshirjes së tij në një zënkë gjatë stërvitjes.

Futbollisti i lindur në Lushnjë nuk u përfshi në listën e kombëtares nga Gianni De Biasi për eliminatoren me Italinë dhe miqësoren me Bosnjën, megjithatë mbetet një element premtues për përfaqësuesen Kuqezi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here