FOTO/ SHBA, United Airlines ndalon dy vajza të hipin në avion: Ishin të veshura me streçe

0
307

Gjatë nisjes për në Colorado, nga aeroporti i Denver, dy vajza janë përjashtuar nga fluturimi, për shkak të veshjeve të tyre me strece. Sipas kompanisë United, veshja e tyre nuk hynte në kodin e veshjes së kërkuar nga kompania.

 

 

Shannon Watts, aktivistja amerikane që lufton për ‘dhunën nga armët e zjarrit në Amerikë’ ka denoncuar në Twitter rastin: Një punonjës i United Airlines ka penguar hipjen në avion të dy adoleshenteve, për shkak se sipas tyre kishin veshje të papërshtatshme. Një tjetër vajzë, edhe ajo dhjetë vjeçe, edhe ajo me streçe, i është dashur të veshë një fustan sipër për tu ngjitur në bord.

Në një komunikatë për shtyp, pas polemikave dhe debateve të shumta në rrjetet sociale, kompania ka shkruar: ‘Për të gjithë klientët tanë… kushdo që do jetë me streçe është i mirëpritur për të udhëtuar nëpër botë me kompaninë tonë. Edhe pse ne kemi një dress code, që kërkojmë që edhe ju ta respektoni. Pasagjeret e përjashtuara nga një fluturim këtë mëngjes ishin me një veshje të papërshtatshme, sipas nesh’, mbyll komunikatën kompania.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here