Ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri kishte kohë që nuk e kishim parë kaq të relaksuar, e sigurisht kjo edhe për shkak të detyrës shumë angazhuese që kishte.
Por me sa duket Tahiri tashmë ka gjetur pak kohë për t’u relaksuar në ajrin e pastër të fshatit duke u zhveshur nga kostumi zyrtar për të qenë më pranë natyrës me një kostum sportiv.
E këtë të dielë, Tahiri ka qenë diku në periferi të Tiranës ku është takuar edhe me një personazh që e prezanton në faqen e tij në “Facebook”. E sigurisht që edhe ish-ministrin, që tashmë do të merret vetëm me fushatën e PS-së, si kreu i saj për Tiranën e ka lodhur politika e madhe.
“E dielë me Ramizin, bariu nga Picalla. Bën aq punë sa nuk ka kohë për llafet e politikës së madhe”, shkruan Tahiri në “Facebook”, ndërsa pas tyre një tufë me dhi kullosin të pashqetësuara.