Largimi i Prengës/ LSI i merr sot deputetin Ps-së

0
249

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet sot për ti dhënë e mandatin e deputetit të Kuvendit, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialistë për Integrim, në Qarkun e Lezhës,për plotësimin e vakancës së shkaktuar nga largimi i deputetit të PS-së Armando Prenga

Partia Socialiste nuk ka më përfaqësues në listën e saj në qarkun e Lezhës, ndaj mandati i kalon grupit parlamentar të LSI-së,  duke e çuar në 19, numrin e deputetëve në Parlament të kësaj force politike

Mandati i kalon Petrit Gjonit.

Armando Prenga dorëzoi mandatin e deputetit më 27 shkurt 2017
Gjithashtu KQZ do të miratojë disa afate proceduriale që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e Bashkisë Kavajë, që do të zhvillohen në datë 07.05.2017.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here