Mistere të pashpjeguara për “Gurët Dropa dhe Ica”

0
567

Në dekadat e fundit, minierat e Afrikës së Jugut kanë nxjerrë nga gërmimet e tyre, sfera metali misterioze. Origjina e tyre mbetet e panjohur, ndërkohë që parametrat e tyre nuk kanë diametër më të madh se 2.54 centimetër. Disa prej këtyre gurëve kanë të gdhendur në vija paralele tre gropa të vendosura përgjatë ‘ekuatorit’ të sfereave.

Dy lloje sferash të tilla janë gjetur: një përbëhet nga metal i kalter me reflekse të së bardhës, dhe tjetra e porezuar në siperfaqe me vrimat të mbushura me një substancë të bardhë. Gurët që janë gjetur, sipas ekspertizës, i përkasin periudhës përpara 2.8 milionë viteve më parë. Nuk dihet kush i krijoi, dhe për çfarë arsyeje.

Guret Dropa

Në vitin 1938, një ekspedite arkeologjike e udhëhequr nga Dr. Chi Pu Tei në malet kineze Baian-Kara-Ula, bëri një zbulim të jashtezakonshëm në disa shpella që kanë qenë banesat e kulturave antike. Të groposura në pluhurin e mijëra viteve, sipërfaqja e këtyre shpellave ishte pushtuar nga qindra gurë në formë disqesh. Diametri i tyre është rreth 23 centimetër, dhe secili gur ka një rreth të krijuar në qendër të tij, mbi të cilin është gdhendur një vijë rrethore. Ata i përngjajnë disqeve të lashta të fonografëve të përpara 10,000-12,000 viteve. Në afërsi të qendrës së gurëve gjenden shkrime në formë hieroglifesh. Dekodimi i tyre flet për anije hapësinore nga një botë e largët që ishin përplasur mbi këto male. Pilotët e këtyre anijeve e quanin veten Dropa, dhe mbetjet e zbritjes se tyre në tokë, ndoshta sapo janë gjetur në këto shpella.

Guret Ica

Në fillim të viteve 1930, një antropolog i Ica-s në Peru, Javier Cabrera, zbuloi qindra gurë ceremonialë të groposur në varret e Inkasve të lashtë. Dr. Cabrera, ka mbledhur më shumë se 1100 gurë të tillë që vlerësohet të jenë të periudhes para 500-1500 vitesh. Ato janë quajtur në kolektivitet, guret Ica. Gurët kanë të pikturuar arinj, shumë prej të cilëve në pozicione seksuale (çka ishte normale për kulturën e lashtë të Inkasve). Disa prej tyre japin pamjen të ngjashme me ato të operacioneve kirurgjikale dhe transplanteve të trurit. Një gdhendje fantastike e disa gurëve të tjerë jep imazhin e

Gurët gjigandë sferikë të Costa Rica-s

Në vitet 1930, kërkimet për të zgjeruar plantacionet e pemëve të bananeve në Costa Rica, rezultuar mjaft të pasura në një drejtim tjetër. U gjetëN duzina sferash gjigante të gurta, disa prej të cilave ishin përsosmërisht sferike. Gurët varionin që nga madhësia e një topi tenisi, në një diametër tjetër të jashtëzakonshëm prej 2.44 metër dhe me peshë 16 ton. Edhe pse janë qartësisht të krijuar nga njeriu, mbetet e panjohur arsyeja dhe qëllimi i tyre. Mbi të gjitha, nuk dihet sesi është arritur të ndërtohet një përpikmëri e tillë sferike.

Oera Linda

Libri Oera Linda është dorëshkrimi më i debatuar në histori, mitologji dhe besimet fetare të kulturës Frisiane. Ai është gjetur në shekullin e XIX. Termat që përfshihen në këtë libër, i përngjajnë katastrofës, nacionalizmit, matriarkalitetit dhe mitologjisë. Teksti tregon se Evropa dhe vendet e tjera, në pjesën më të madhe të historisë së tyre, janë udhëhequr për vite të tera në vazhdimësi nga gratë dhe nënat më popullore të shoqërisë së atëhershme. Ato ndiqnin një rregull të caktuar hierarkik të “Urdhrit të Priftëreshave Beqare”, që i dedikohej perëndeshës Frya, vajza e perëndisë supreme Wr-alda dhe Irtha, nëna njerëzore ( jo perëndi). Deklarohet gjithashtu se civilizimi Frisian kishte alfabetin e vet, që ishte paraardhës i alfabeteve greke dhe Feniciane. Dorëshkrimi daton në vitin 1256. Thuhet se është kopje e dorëshkrimeve edhe më të vjetra, dhe nëse kjo është e vërtetë, atëherë na rikthen në vitet 2194 përpara Krishtit deri në vitin 803 pas Krishtit.

Fosile të pabesueshme

Për fosilet kemi dëgjuar që në klasë të parë. Ato shfaqen në forme materiali të ngurtë që formohen gjatë mijëra viteve. Por ka disa fosile që nuk përbëjnë asnjë domethënie në gjeologji apo histori. Fosili i një gjurme të dorës së njeriut, për shembull, u gjet në formën e një guri gëlqeror 110 milionë vjeçar. Në Arktikun Kanadez, ajo që duket si fosile e një gishti të njeriut, daton përsëri 100 deri në 110 milionë vite më parë. Ajo që duket si fosili i këmbës së një njeriu, që ndoshta përdorte sandale, u gjet afër Delta-s, në Utah, në një depozite argjilore që vlerësohet të jetë e lashtë 300 milion deri në 600 milion vite më parë. Kjo rihap debatin se kur ka filluar njeriu të popullojë Tokën.

Objekte të përpunuara metali

Njerëzit supozohet të mos kishin banuar në tokë rreth 65 milionë vjet më parë, kështu që nuk bëhet fjalë që ata të kenë përpunuar metalin. Si e shpjegon shkenca zbulimin e tubave metalikë gjysmë-vezakë të gjetur në Francë? Në vitin 1885, në një bllok qymyrguri u gjetën kuba metali të krijuara nga dora inteligjente njerëzore. Në vitin 1912, punëtorët e ndërtimit, shkatërruan një tjetër bllok metali nga i cili nxorën një vazo hekuri. Një thua gishti njerëzor është gjetur gjithashtu i ngjitur pas një guri, që i përket Erës së Mezolitit. Dhe për më tepër, ka shumë anomali të tjera të gjetura në këtë zonë, të gjitha shumë më të lashta se 65 milion vjet.

Arka e Besëlidhjes

Arka konsiderohet të jetë një nga thesaret më të mëdhenj të fshehur që tentojnë të vërtetojnë fakte të pamohueshme të Testamentit të Vjetër. Zbulimi i tyre mbetet qëllimi i shumë arkeologëve modern dhe aventurierëve. Ai supozohet se përmban shumë urdhëresa të dhëna në tabela prej guri që i përkasin Moisiut në Malin e Sinai-t. Sipas librit të Eksodit, Arka përbëhet nga dru i veçantë, dhe është e larë në ar. Besohej se ky objekt kishte fuqi të mbinatyrshme, që thuhet se ka shkaktuar vdekjen e një personi që tentoi ta prekte, apo “mallkimin e keq” që thuhej se u dha Filistinëve pasi ata e braktisën. Ka shumë spekulime mbi vendin ku është groposur ky thesar. Mund të duhet një gjeni për ta gjetur, por një budalla për t’iu afruar!

Floku i Engjellit

Floku e Engjëllit, është një fenomen që nuk ka marrë asnjëherë kuptimin e saktë. Fenomeni përbehet nga rënia e fijeve prej mëndafshi nga qielli, “në formë shiu” mbi tokë. Është një fenomen i përhapur gjerësisht mbi tokë, kryesisht në zona si Amerika e Veriut, Zelanda e Re, Australia, dhe Evropa Perëndimore. Nuk ka prova që zbulojnë shkakun e këtij fenomeni, që mund ta shohësh me sy, por nëse zgjatesh ta kapesh, zhduket sa hap e mbyll sytë. Në këtë mënyre nuk dihet as nga çfarë përbëhet në të vërtetë “ky lloj shiu”. Spekulimet thonë se vjen nga merimangat, apo ndonjë insekt tjetër i madh që thur të tilla rrjeta. Nuk përjashtohet mundësia e UFO-ve gjithsesi, është një material i një natyror shumë i butë, i pamundur për t’u mbledhur për eksperimente, dhe për të marre rezultate kimike.

Harta Piri Reis

Harta Piri Reis është një hartë shumë e famshme e botës para-moderne, e krijuar në shekullin e XVI nga kartografi Piri Reis, në admiralin Osman (Turk). Harta tregon pjesë të brigjeve perëndimore evropiane dhe të Afrikës veriore, me një saktësi të arsyeshme. Madje edhe brigjet e Brazilit janë mjaft të thjeshta për t’u dalluar. Janë pasqyruar aty edhe disa ishuj të Oqeanit Atlantik si Azores dhe Canary, pa lënë mënjanë edhe ishullin mitik, Antillia-n. Mendohet se kjo hartë është krijuar nga njerëz që ishin të vetëdijshëm për ekzistencën e Antarktikës. Disa studiues, mendojnë se kjo është pjesë e hartave të tjera që mbështesin një teori të eksplorimit global nga një civilizim i pazbuluar i periudhës para-klasike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here