Ku janë milionat e Pablo Eskobarit? Rrëfehet vëllai i baronit të drogës

0
486

Vazhdon të mbetet mister vendi se ku ka fshehur Eskobari pasurinë e tij.

 Ai ishte furnizuesi i 80 % të tregut botërot të kokainës. Pablo Eskobar, zoti kolumbian i drogës, është regjistruar i shtati në rradhët e njerëzve më të pasur në botë.

Gjatë mbretërimit të tij 10-vjeçar, udhëheqësi i kartelit thuhet se ka fituar 420 milionë dollarë. Një shumë e pasurisë së tij është investuar në makina luksoze, aeroplanë, dy nëndetëse dhe pronat në gjithë kontinentin.

Pasuritë e tij u konfiskuan nga qeveria, pas konfirmimit të vdekjes së tij.

Megjithatë Roberto Escobar, vëllai i Pablos me profesionin kontabilist, ka zbuluar se shumë miliona të baronit të drogës ende nuk janë zbuluar, raporton expres. Në librin e tij të vitit 2009, “Escobar: The Untold Story Of Penale”, Roberto tregoi për thesare të të vëllait të varrosura në SHBA, Kolumbi dhe pjesë të Meksikës.

Pas publikimit të librin u bë e mundur të zbulohej një shumë prej  8 milionë dollarë të fshehura në një kompleks, ku kishin ekzistuar shumë fabrika kokaine.

Jo më larg se vitin e shkuar, një fermer raportoi për gjetjen e 600 milionë dollarëve të varrosur në një fushë pranë Medellin në Kolumbi. Ato u gjetën të fshehura në fuçi në një plantacion të vajit të palmave.

Vëllai i tij siguron se ka ende thesare të të vëllait të fshehura në New York , Miami, Chicago, Los Angeles dhe qytetet e tjera të Medellin ku ai ka bërë biznes.

“Unë jam gjithashtu i sigurt se ka llogari bankare të harruar që do të mbeten të pa hapura”, pohon Roberto Eskobar.

Ai shpjegon në librin e tij se numrat e këtyre llogarive i dinte vetë Pablo. Sipas tij, ai ka fshehur para të drogës dhe në banka në Evropë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here