‘Lolita’ godet sërisht: Këtë herë e ka me të gjithë që nga Erion Braçe e deri te FRESSH-istja e fotove porno

0
890

Faqja e facebookut më e ndjekur “Lolita” që demaskoi politikën në Shqipëri është rikthyer fuqishë me misionin e qartë të saj: Ironi therëse ndaj fasadave të politikës në Shqipëri.

Në një status ‘Lolita” ka përmbledhur të gjitha ngjarjet e bujshme në me dia për të gjithë kohën që ajo qe e mbyllur.

Lolita i bën pyetje retorike vetes duke radhitur ngjarjet që nga goditja e Flamur nokës që i bëri Erion Braces në Kuvend dhe deri tek fotoja porno e FRESSH-istëve në Whatsapp

Statusi i plotë:

Ku ishe ti Lolitë?

Ku ishe ti Lolitë kur Mul Noka i qëlloi me letër qënies së pambrojtur dhe të brishtë, Erion Braçe?
Ku ishe ti Lolitë kur Berisha kishte nevojë për qytetarin e tij digjital?
Ku ishe ti Lolitë kur Prenga la mandatin siç lë dallëndyshja zogjtë e saj?
Ku ishe ti Lolitë kur dashuria PS-LSI filloi të zhdukej si uji nën gurë?
Ku ishe ti Lolitë kur kur Erion Veliaj përuroi Pazarin e Ri dhe u ndryshoi me photoshop jetën 5 miliard njerëzve?
Ku ishe ti Lolitë kur firmosej Vettingu?
Ku ishe ti Lolitë kur nën sharje e lëvdata vdiq Dritëroi?
Ku ishe ti Lolitë kur u harbuam me 8 mars?
Ku ishe ti Lolitë kur Fullani u dëmshpërblye me 420 milion lekë?
Ku ishe ti Lolitë kur shkarkuan të mirin dhe mëshirëplotin Ilir Beqaj?
Ku ishe ti Lolitë kur u shkarkua Tahiri?
Ku ishe ti Lolitë kur rrahën Kreshnik Spahiun?
Ku ishe ti Lolitë kur Luli u fut në çadër?
Ku ishe ti Lolitë kur u nda tragjikisht Noizy dhe Enca?
Ku ishe ti Lolitë kur një FRESSH-iste dërgoi foton me gjëra në gojë?
Ku ishe ti Lolitë kur ishim të detyruar të lexonim Çim Pekën dhe Miraz Kazhanin?
Ku ishe ti Lolitë kur na duhej kujtuar se ti je kuçka më e ndershme ndër kuçkat?
Ku ishe ti Lolitë kur pinim kafe dhe endeshim rrugëve të qyteteve monotone pa ty?
Ku ishe ti Lolitë, ku?

Papa

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here