Maqedoni, prifti i troket në derë për ta shenjtëruar, 39-vjeçari tenton ta përdhunojë

0
258

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Maqedoni, ku është tentuar të përdhunohet një prift. Sipas mediave lokale, ngjarja ka ndodhur në komunën e Shtipit, ku një prift ka trokitur në derën e një qytetari për të bërë shenjtërimin parafestor me ujë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

 

 

Por sapo qytetari ka hapur derën e ka tërhequr priftin brenda në shtëpi dhe ka tentuar ta përdhunojë.
Përmes telefonit të tij celular, prifti ka arritur të kontaktojë policinë dhe zjarrfikësit, të cilat i kanë ardhur në ndihmë.

Dhunuesi është arrestuar dhe i është dhënë ndihmë mjekësore pasi dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Nga dioqeza e Bregallnicës nuk e kanë komentuar rastin, ndërkaq policia e Shtipit e ka konfirmuar zyrtarisht.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here