Pesë mjekët u filmua në një video të “egër” duke u tallur me një person të shtrirë në një krevat kirurgjie.
Grupi i mjekëve dhe infermierëve dëgjohen duke qeshur si dhe duke kërcyer rreth pacientit në klinikën “Santa Cruz de Bocagrande” në Bolivar, Kolumbi.
Pacienti ishte pa ndjenja dhe i shtrimë krejtësisht i zhveshur poshtë në pritje të një operacioni.
Videoja u filmua nga një prej kolegëve dhe shpejt i bë virale në internet. Autoritetet konfirmuan se kanë identifikuar pesë punonjësit e stafit mjekësore, duke theksuar se videoja prish të “gjitha protokollet shëndetësore”.
Në një deklaratë, drejtuesit e klinikës thanë: “Respekti për dinjitetin e çdo pacienti është gjëja më e rëndësishme në klinikën tonë, prandaj na vjen keq fuqimisht për sjelljen e papërshtatshme që atyre që janë duke punuar si profesionistë në sektorin e shëndetësisë që shihen në videon e regjistruar në një nga dhomat tona të operacionit”.