Një tjetër zë kundër LSI vjen nga radhët e Partisë Socialiste. Kësaj here pas kreut të grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçit, vjen dhe reagimi i deputetit Erjon Braçe, i cili nënvizoi sërish se me apo pa LSI-në në zgjedhje, e majta do arrijë të fitojë.
Me anë të një mesazhi në profilin e tij në ‘Facebook’ Braçe pohoi se PS-së ka bërë zgjedhjen e saj definitive që sipas tij është fakti se do të hyjë me koalicion në zgjedhjet e 18 qershorit.
MESAZHI I BRACES
“KOKE ME KOKE ME NJEREZIT!
KJO ESHTE PUNA JONE!
Gjithkush, po behet viktime e marramendjes publike: Me koalicion, pa koalicion, me kete, pa ate?!
Partia Socialiste e ka bere zgjedhjen: Me koalicion!
Por, Partia Socialiste ka garen e saj, me programin e saj, me oferten e saj.
Natyrisht, Partia Socialiste ka edhe synimin e saj: TI FITOJE KETO ZGJEDHJE!
Duke komunikuar me njerezit, nje per nje, duke dhene llogari per cfare beri, cfare nuk beri dot dhe arsyet, vleresuar gjithcka dhe kerkuar besim per te ardhmen!
Modestisht, ndershmerisht!”, citohet në mesazhin e Braçes
Ruçi deklaroi sot nga Fieri, ku ka shpërndarë leje legalizimi për banorët e Libofshës se PS do të futet në zgjedhje si forcë fitimtare me apo pa LSI.