Policia e Tiranës ka arritur të zbardhë një aktivitet kriminal që bëhej prej disa kohësh nga një grup personash mes tyre edhe një femër. Sipas të dhënave zyrtare janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas dhe është proceduar në gjendje të lirë një shtetase tjetër. Gjatë operacionit është sekuestruar si provë materiale një pistoletë “Blow Mini” me tre fishekë të kalibrit 6.35.
Zyrtarisht policia bën të ditur se më datë 27.03.2017, specialistët e Komisariatit të Policisë Nr.1 kanë bërë të mundur finalizimin me sukses të operacionit policor “Blow” duke bërë të mundur arrestimin e shtetasve:
• Ilir Rrasa, 40 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.
• Elirjan Rrasa, 23 vjeç, banues në Tiranë.
• Agim Hajdari, 45 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë, pasi në lokalin e tij të marrë me qira në rrugën “Shyqyri Ishmi” është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një televizor i markës “SAMSUNG 42″, i cili rezultoi se ishte televizori i vjedhur në lokalin e shtetasit A.D.
Procedohet në gjendje të lirë shtetasja:
• M. Rr., 19 vjeçe, banuese në Tiranë, proceduar për veprën penale të “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, fshehje dhe mbulimi i tyre”.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshoheshin se kryenin vjedhje të lokaleve në qytetin e Tiranës.
Në bazë të hetimeve procedurale është arritur të dokumentohet me prova ligjore se këta shtetas janë autorë të ngjarjeve si më poshtë:
1- Më datë 27.03.2017, në lagjen Çollakë, në pronësi të shtetasit A. G., ku kanë marrë një televizor të markës “SAMSUNG” 42’’, disa pije të ndryshme dhe shumën monetare prej 10.000 mijë lekë të reja.
2- Më datë 09.01.2017, në “Qytet Studenti”, pranë Godinës Nr.23, kanë vjedhur motorin tip “Lifan”, në pronësi të shtetasit E. P.
3- Më datë 09.02.2017, në fshatin Ibë e Sipërme, është vjedhur me thyerje lokali në pronësi të shtetasit D. M., ku janë marrë tre televizor plazma të markës “Samsung” 37 polsh.
Gjatë kontrollit fizik te kryer dhe në banesat e shtetasve të lartpërmendur janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– Një pistoletë “Blow Mini” me tre fishekë të kalibrit 6.35.
– Një televizor i markës “Samsung 42″
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale të “Vjedhjes së kryer në bashkëpunim” dhe “Përvetësim i sendeve të vjedhura”.