Rikthehen kioskat në rrugët e Tiranës , por ndryshe kur më parë zaptohej nga ambulantët,kësaj radhë është vetë Bashkia e Tiranës e cila po u jep kioska qytetarëve të Tiranës. Këto kioskat kanë zënë vendet më të populluara të qytetit të Tiranës,shumicën prej tyre i gjenë në cdo ndalësë të shërbimit transportit publik të (urbanëve).Prej disa muajsh Policia Bashkiake ka nisur aksionin e pastrimit të cdo trotuari ku tregtojnë shitësit ambulantë me arsyen zënien e hapësirës publike dhe më pas në ato vende vendosin kioska në logon e Bashkisë së Tiranës. Këto kioska zakonisht shesin produkte utilitare për qytetarët dhe shtypin e përditshëm.
Gazeta ka kërkuar informacion për kriteret,përzgjedhjen e këtyre kioskave tek Bashkia e Tiranës por nuk ka arritur të marrë asnjë informacion se si përzgjidhen shitësit apo se si ndahen këto kioska. Bashkia nuk ka dhënë asnjë informacion për qytetarët apo biznesëve që po familjarizohen me objektet e vendosura para bisnezit të tyre.Shumë prej bisnesmenëve kanë parë që montimi është berë nga makinat e Bashkisë së Tiranës.
Gazeta ka pyetur shitësit e kioskës se si e kanë marrë këtë vend punë por ata u shprehën që e kanë ndihmuar miqtë e tyre për këtë vend pune. Në një vëzhgim të lehtë për të blerë një produkt në kioskë, veren se nuk pajisësh me kupon tatimor. Të pyetur për këtë ngjarje, shitësit thonë që kemi muaj që shesin kështu dhe nuk na kanë dhenë kasë fiskale. Ndërkohë vijon ende gjobitja dhe largimi nga vendi i tregtarëve ambulantë nga Policia Bashkiake./B.Xhavara