Droga nga Shqipëria, prokurori italian: Shqetësuese, fenomeni është në rritje të vazhdueshme

0
176

“Trafiku i drogës nga Shqipëria në Puglia është një fenomen shumë shqetësues”.

Kështu është shprehur Franco Roberti, prokurori i Antimafias dhe Antiterrorizmit në Brindisi teksa prezantonte librin e tij “ “Kundër frikës, sepse terrorizmi islamik dhe mafia mund të munden”.

I pyetur nga gazetarët për trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Puglia, Roberti u përgjigj se ka zhvilluar një takim me homologët e tij në Shqipëri për të rritur bashkëpunimin dhe për të intesifikuar hetimet mes dy vendeve pasi sipas tij është një fenomen në rritje.

Së bashku me prokurorët e Bari, Leçes dhe Catanzaros jemi takuar me kolegët tanë në Tiranë me synimin për të thelluar bashkëpunimin sepse kemi konstatuar se trafiku i drogës nga Shqipëria në Puglia dhe drejt Kalabrisë është shtuar”, u shpreh  Roberti.

Ai gjithashtu shtoi se bëhet fjalë për tonelata me drogë e ndërsa solli në vëmendje se vetëm pak ditë para takimit me homologët shqiptarë është sekuestruar një sasi e madhe droge në Kalabri, që shërbeu si një shtysë për këtë takim, pasi prej kohësh kishin arritur në përfundimin se është rritur trafiku i lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Puglias.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here