Ligjbërësit janë duke shqyrtuar akuzat se ka pasur ndërhyrje në procesin politik të një shteti tjetër. Kjo nuk ka të bëjë me hetimin e Shtëpisë e Bardhë, Senatit apo komunitetit të inteligjencës me përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale.
Senatorët republikanë dhe kongresmenët janë duke pyetur për lidhjet ndërmjet Maqedonisë dhe qeverisë amerikane dhe bazat fillojnë me megadonatorin Xhorxh Soros.
“RT ka qenë veçanërisht aktiv në promovimin e këtij këndvështrimi, në trazimin e sistemit, hiprokrizinë tonë rreth të drejtave të njeriut etj. Çdo të carë ose defekt që mund të gjenin tek ne, e shfrytëzonin menjëherë,” thotë James Clapper në një deklaratë.
Duket se shumica e parave që përfitohen nga grantet në Maqedoni i shkojnë mediave që kanë promovuar një qëndrim të caktuar politik, që do të thotë se Shtetet e Bashkuara kanë qenë të përfshira në ndërhyrjen në procesin politik dhe zgjedhor të një vendi tjetër. Katër media në maqedoni A1on, Plusinfo, Potalb dhe Okno-është zbuluar se kanë lidhje direkt me FOSM, së paku sipas raportit vjetor të grupit që tregon se këto media kanë përfituar miliona.
FOSM dhe USAID janë “partnerë” në Qendrën e Zhvillimit të Mediave në Maqedoni.
“Ishte një makth i vërtetë. Ushtria e Sorosit gjuanin me gurë kundër policisë që ruante selinë e VMRO. Ndërkohë, ata shpërndanin gërshërë nëpër kufi që ti ndihmonin njerëzit të prisnin gardhin.
Kaos i vërtetë,” deklaron një dëshmitar okular. Kjo jep një imazh shumë të keq për miliarderin liberal i cili është futur kohët e fundit në telashe. Po ndodh diçka me Xhorxh Sorosin. Ndoshta më fund do të kemi hetimin që ai meriton. Ka kaq shumë që ndërhyn në mediat liberale. A duhet të përfundojë Sorosi në burg?