Futbollisti brazilian i Juventusit, Dani Alves, njihet për bëmat e tij që shpeshherë janë vënë në qendër të vëmendjes. Ndryshe nuk ka ndodhur as ditën e djeshme kur gazetari i klubit të bardhezijnve po raportonte përgatitjet në kuadër të sfidës së rëndësishme kundër Napolit në fushën stërvitore.
Gjatë transmetimit ‘Live’, gjithçka po shkonte mjaft mirë, deri kur mbrojtësi 33 vjeçar i punon një rreng. Teksa gazetari është i përqëndruar tek raportimi, Alvesh i shkon pas shpine duke e trembur. Dhe nga pamjet dallohet qartë që ia ka dalë më së miri.
Në finalen e “Champions League” të sezonit 2014-2015, Alves së bashku me shokun e skuadrës në atë kohë, Neymar, pushtuan rrjetet sociale gjatë momentin që zbrisnin shkallët elektike për t’u futur në fushë për nxehmjen para fillit të sfidës.
Një rast tjetër, në vitin 2014, kur Barcelona po luante kundër Vijareal, futbollisti u provokua nga tifozët kundërshtar duke i hedhur një banane gjatë ekzekutimit të goditjes së këndit. Reagimi i tij ishte pak të thuash mbreslënës sepse në atë kohë fitoi simpatinë e të gjithë opinionit futbolldashës. Në sajë të veprimit të tij, më pas u ndërmor dhe një fushatë sensibilizuese ku të gjithë pozonin duke ngrënë banane.