Gjumi në fundjavë ju lodh më shumë, mos e teproni kurrë

0
201

Shumë prej nesh e shohin si të domosdoshëm pas një jave të ngarkuar, por doktorët paralajmërojnë të mos e teproni me gjumin në fundjavë.

Studies të Institutit suedez Karolinska pohojnë se ndryshimi i regjimit të gjumit të shtunën dhe të dielën, në vend t’ju çlodhë, ju bën të ndjeheni më keq.

Ekspertja dhe psikologia Susanna Jernelov tha për The Local: “Kjo ndodh për shkak të ritmit tonë kardiak. Kështu që nëse flini vonë, kjo ju jep lodhje, dhe lodhja ju bën të ndjeheni më pak energjik dhe pozitivë”.

“Nëse zakonisht flini shumë pak dhe e kompesoni në fundjavë po prishni ritmin tuaj kirkadik, prandaj duhet të qëndroni në një linjë, por kjo nuk funksionon me të gjtihë” shton Jenelov.