Policia italiane ka publikuar fotografitë e katër terroristëve kosovarë të cilët kishin planifikuar të kryenin sulm në Venecia. Ata u arrestuan mbrëmë nga policia italianë gjatë një operacioni në 12 lokacione të ndryshme.
Katër shtetasit e Kosovës, të cilët kanë leje qëndrimi në Itali thuhet se kishin në plan të kryenin sulm terrorist në Venecia, sulm të ngjashëm me atë që ndodhi në Londër më 22 mars.
Fisnik Bekaj (24 vjeçar), Dakë Haziraj (25 vjeçar – emër i njohur për policinë në Itali) dhe Arjan Babaj (27 vjeçar), u arrestuan në një operacion të koordinuar nga Drejtoria Rajonale e Anti-mafias dhe Antiterrorizmit në qytetin e Venecias.
Një prej të arrestuarve është edhe një minoren.
Kosovarët thuhet se planifikonin të kryenin sulm terrorist në një nga simbolet më të njohura të qytetit italian në Venecia, Urës Rialto.