Mediu: Përfshirja e të inkriminuarve në zgjedhje është e turpshme, dekriminalizimi nuk zbatohet

0
176

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka ngritur shqetësimin mbi situatën e krijuar pas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, të cilat sipas tij i kanë dhënë të drejtë kreut të një partie, që t’i përzgjedhë kandiduesit. Në emisionin “Të Paekspozuarit” me gazetarin Ylli Rakipi në “News24”, Mediu tha se Rama në zgjedhjet e 2013 kandidoi persona problematike në zonat e veriut të vendit, pasi rendësi për të kishte fitorja e zgjedhjeve.

 

 

Kreu i PR thotë se ligji i dekrimalizimit nuk po zbatohet siç duhet, dhe efektet e tij nuk po ndihën, pasi në Kuvend ka ende persona të inkriminuar, gjë që sipas tij është denoncuar edhe nga PD.

Njerëzit me precedentë u tha se morën votat për partitë. Ju e njihnit këtë fenomen?
Burim i këtij problemi është viti 2008, ndryshimet Kushtetuese dhe Kodi Zgjedhor. Me nkëto ndryshime u dha partive imunitet, që të zgjidhnin vetë deputetët. Unë kam qenë kundër. Në mendimin tim, problemi qëndron tek përzgjedhja. Kush i ka zgjedhur. Në koalicionin e PD kanë qenë figura të zgjedhura, jo nga parti të tjera. Fufi ka qenë i zgjedhur i PD për Mamurrasin. Kadeli ka qenë i PD. Unë nuk mund të bëj përgjegjës pa një vendim të caktuar. Nuk mund të ndërtoj një akuzë apo të marr një qëndrim për aq kohë sa nuk ka një vendim gjyqësor. Politikisht po ju them kush është raporti i të djathtës me këtë fenomen.

Është thënë se të djathtët i futin të fortët tek partia juaj?
Po t’i marr të gjitha zgjedhjet me radhë ne kemi patur dakordim të plotë me PD për të patur një kandidim të alternuar. Sistemi ishte i tillë që përzgjedhja të ishte proporcionalë. Është bërë që ajo pjesë votash që do vinte te PR si aleati i PD të ishte pjesë e koalicionit.

Kjo situatë është problematike?
Situata është e turpshme, por nuk është e rëndësishme, kështu e bën sistemi. Në zonat katolike ka qenë pak më e vështirë, pasi reagimi ka qenë më i fortë që në kohën e komunizmit. Rama nuk pati kritere të përzgjedhjes sipas standardit politik, por sipas një qëllimi të vetëm, se nuk kishin rrugë tjetër për të fituar zgjedhjet, por për të fituar çdo lloj njeriu, me çdo lloj begraundi, për të fituar me çdo kusht.

A ka më deputetë të inkriminuar në Parlamentin shqiptar?
Unë nuk marr autoritetin të vë gisht, kur nuk ka një vendim gjykate. PD ka ngritur shqetësimet herë pas herë, dhe i ka paraqitur si shqetësime. Janë rreth 15 emra. Dekriminalizimi nuk ka funksionuar. Edhe gjatë zgjedhjeve lokale të 2015 faktori ndërkombëtar ka ndërhyrë për moskandidimin e disa personave problematikë me ligjin. PD e pranoi këtë gjë, por nga ana tjetër nuk u veprua njësoj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here