Në një palë letra standarde, mbreti zemër shfaqet zakonisht mjaft i çuditshëm dhe unik, kurse shumë njerëz vazhdojnë të pyesin se pse kjo figurë është unike nga mbretërit tjerë.
Ai është i vetmi nga të katër mbretërit, që nuk ka mustaqe dhe që i vetmi ka nxjerr shpatën dhe e mban prapa kokës së vet. Ekzistojnë disa teori se pse kjo figurë është e vendosur në këtë pozicion.
Teoria e parë sugjeron se zemra origjinale në fakt bart një sëpatë në dorën e majtë, megjithatë, për shkak të kopjimit të dobët të letrave ndër vite, sëpata e mbretit është zhdukur dhe i ngjante më shumë shpatës.
Teoria e dytë pretendon se mbreti zemër përfaqëson paqëndrueshmërinë emocionale të Charles VII, mbretit të Francës. Sipas një rrëfimi, mbreti ishte bërë paranoik dhe kështu ia kishte ngulur vetes shpatën në kokë, nga frika se është helmuar.
Disa historianë besojnë se zemra e mbretit në fakt paraqet Ajaksin e Madh, ndërsa mbretëresha zemër është Helena e Trojës, gruaja më e bukur e botës së atëhershme.
Ajaksi ishte një nga meshkujt që po i vardisej Helenës, por kur ajo e kishte refuzuar, kishte vendosur t’i japë fund jetës duke ia ngulur vetes thikën në kokë.