Zgjoheni shpesh natën për të urinuar? Ja cili është shkaktari

0
508

Nëse ju shpesh zgjoheni natën me një nevojë të fuqishme për të shkuar në tualet, ju mund të keni nevojë që të zvogëloni sasinë e kripës në dietën e juaj.

Zgjimi në mes të natës për të shkuar në tualet njihet si problem i quajtur nocturia dhe prek më shumë se gjysmën e personave mbi 50 vjet, transmeton Indeksonline.

Edhe pse kjo mund të duket një problem i parëndësishëm, mjekët paralajmërojnë se mungesa e rezultuar e gjumit mund të çojë në stres, nervozizëm dhe lodhje.

Por, hulumtuesit kanë gjetur se një ndryshim i thjeshtë në dietë mund të zvogëlojë dukshëm problemin.

Një ekip japonez i shkencëtarëve, dje prezantuan në një konferencë të gjeturat pas gjurmimit të 321 vullnetarëve për 3 muaj.

Ata gjetën se duke reduktuar kripën, është zvogëluar numri i atyre që zgjohen natën për të urinuar.

Kur 223 vullnetarëve iu tha që ët shkurtojnë kripën e tyre me 25 përqind, nga 10.7  gram në 8g në ditë, vizita e tyre mesatare në tualet gjatë kohës së natës ra nga një mesatar 2.3 në 1.4 herë.

Në të kundërtën, kur 98 subjekte rriten marrjen e sasisë së kripës nga 9.9 në 11g u gjet se nevoja e tyre për të urinuar është rritur nga 2.3 në 2.7 herë./Indeksonline/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here