Në një takim me strukturat dhe simpatizantët në Librazhdit kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, aleati i Ramës në qeveri ka kërkuar zgjidhjen e krizës politike.
Ky i fundit i ka bërë thirrje kryeministrit t’i japë zgjidhje krizës politike në vend duke u ulur në një tryezë dialogu me Lulzim Bashën.
“Ne kërkojmë sot publikisht që të ulet në një tavolinë Rama me Bashën, që ti japin zgjidhje dhe të bëjnë një pakt të madh kombëtar, të cilin ja kemi detyrim qytetarëve të Shqipërisë”.