Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha bashkë me disa nga kryetarët e partive te koalicionit opozitar qëndruan mbrëmjen e së premtes për pak kohë me protestuesit te “çadra e lirisë”. Ai tha se tashmë kal nisur numërimi mbrapsht.
“Orët e mashtrimi po marrin fund. Orët po numërohen mbrapsht. Një e ardhme me re po vjen. Qytetarët do të kenë fatin e tyre në duart e tyre. Qytetarë do të jenë zot te taksave të tyre. Ne si PD do të sigurojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme, që sigurohen vetëm me qeveri teknike dhe pa Edi Ramën. Kjo republike e re ka qindra nënë, baballarë të rinj dhe të reja që po na mbështesin. Ne do të jemi bashkë me ju deri në fitoren e betejës suaj për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ora e fitores po afron. Beteja vijon. Nuk është se dua të flas para se fitorja të bëhet realitet se më pas mos na mbete pishman. Koalicioni opozitar do të jetë fitues i zgjedhjeve”, – tha Basha që lajmëroi se 2 parti të tjera do ti bashkohen koalicionit opozitar të shtunën.