Shkrimtarja e njohur shqiptar, Elvira Dones, thotë se legalizimi i prostitucionit sjell edhe uljen e shfrytëzimit.
“Në qendër të Europës kemi legalizimin e prostitucionit. Pyetja që më është drejtuar është: A do të ishte e përshtatshme, edhe për shoqërinë shqiptare kjo gjë. Legalizimi çon në ulje të shfrytëzimit të njeriut mbi njeriun”, thotë Dones.
Ndërkohë pronarja e bordellos më të famshme në Europë ka publikuar një autobiografi.
Nina Janousik, 67 vjeç, e hapi bordellon “Nina’s Bar” në Vjenë të Austrisë këtu e 40 vjet më parë.
Libri i saj titullohet “Madame Nina di gjithçka”.
Në libër tregohet se si aktori i njohur i Hollivudit, Charlie Sheen njëherë i la mbathjet e tij poshtë barit kur bëri një vizitë.
Nina pretendon se do zbulojë identitetin e një gruaje, që tani është politikane shumë e njohur, por që dikur punonte në bar për të kënaqur oreksin e saj për seks të egër.
“Në atë kohë ajo studionte dhe punonte për mua. Por i pëlqente seksi i ashpër”.
E pyetur se cilët personazhe të njohur kanë qenë në bordellon e saj, ajo thotë: “Më pyet se cilët nuk kanë qenë”.