Të paktën 20 persona kanë mbetur të plagosur nga një shpërthim i fuqishëm gjatë karnavaleve në periferi të Parisit, Villepinte ditën e sotme. Autoritetet lokale thanë për mediat se shpërthimi kishte ndodhur aksidentalisht.
“Një burrë me një krah të thyer, një fëmijë i gjakosur në fytyrë, njerëz që vraponin nga të gjithë anët për të gjetur fëmijët e tyre”, tha një dëshmitare për Le Parisien. Katër nga të plagosurit kanë dëmtime të rënda, sipas mediave lokale.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta zjarrfikëse si dhe ambulanca për t’u ardhur në ndihmë njerëzve.