Kryemadhi përcjell një mesazh për 1 Prillin: Ndonjëherë lulja ta shpërblen më shumë se njeriu (Foto)

0
211

Sot më 1 Prill, ndryshe nga bashkëshorti i saj që i shmangu deklaratat politike, deputetja e LSI-së Monika Kryemadhi zgjodhi të përkujtojë ditën e parë të tokës e mjedisit, duke iu bashkuar nismës: “Mbill një pemë për të ardhmen”.

 

 

E shoqëruar nga kryetarja e Bashkisë së Prenjasit, Miranda Rira si dhe nga ish-ministri, Edmond Haxhinato, zonja Kryemadhi ka mbjellë pemë në këtë qytet duke i ftuar të gjithë të rinjtë të bëjnë të njëjtën gjë.

“Prilli është muaji i tokës dhe i mjedisit, ndaj sot iu bashkuam nismës së bashkisë Përrenjas “Mbill një pemë për të ardhmen”.E vlerësuam si shumë të rëndësishme këtë që po bëhet këtu, ndoshta është një kontribut modest, por që jep një mesazh shumë të madh. Secili nga ne në këtë muaj të mjedisit duhet të mbjellë një pemë, ose të paktën një lule në ballkonin e shtëpisë sepse një lule ndonjëherë ta shpërblen më shumë se njerëzit me aromën dhe freskinë e saj. Mbjellja e një peme është një investim për të ardhmen”,- është shprehur deputetja e LSI.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here