Me rifutjen e Damianos në shtëpinë e “singel”-ave, shumë situata aty kanë nisur të ndryshojnë.
Një ndër to është edhe marrëdhënia mes Xhenit dhe Benardit, të cilët deri në mbrëmjen e së shtunës ishin shumë pranë njëri tjetrit, por me Damianon pranë duket se gjërat kanë filluar të lëkunden.
Benardi dhe Xheni patën një diskutim të gjatë pas spektaklit. “Të njëjtën gjë që po bën me mua, ti e ke bërë me Armelën. Ditën e festës, ti i ke folur Sidritës për Armelën”, i tha Xheni.
Por Benardi i thotë se nuk është aspak ashtu siç vajza mendon. “Unë nuk e dija që t’i ishe përlotur kur kam folur në Sidritën. Thjesht mendoja kush ishte ajo vajza në dhomë te ju që unë kam parë gjatë gjithë kohës këtë javë? Dhe besoj se ta kam përcjellë këtë gjë. Ndërsa për sa i përket Armelës, nëse unë do t’i kisha bërë ato gjëra me atë, atëherë nuk do mundesha të largohesha nga ajo. Ndoshta unë tani duhet të flas më pak, se duket që ti nuk më beson”, thotë Benardi.
Më pas ai shkon edhe më tej: “Nëse t’i fle me atë (Damianon) ka marrë fund. Por ti e di si të veprosh”.
Xheni i përgjigjet që Damiano do të flejë me Armelën. (Big Brother 9