Ndërsa kryeministri Edi Rama ‘u dorëzua’ më në fund për qeverinë teknike duke iu bërë kështu demokratëve një rreng për ditën e gënjeshtrave edhe këta të fundit i kanë gjetur një mënyrë për t’iu përgjigjur.
Të rinjtë demokratë kanë varur një banderolë para Kryeministrisë ku i uronin kryeministrit 1 prillin. “Edi Rama Gëzuar 1 Prillin”, shkruhet në banderolën e varur në kangjellat e Kryeministrisë.
Kreu i qeverisë bëri një shaka të fortë pasditen e sotme në “Facebook” teksa deklaroi se sapo kishin përfunduar përgatitjet për qeverinë teknike.