Rama nuk heq dorë nga mendimi: Çadra e opozitës strehë për t’u mbrojtur nga reforma në drejtësi

0
183

Pas përfundimit të Asamblesë së Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama në rubrikën e komunikimit foli sërish për zgjedhjet, koalicionin dhe kërkesën e opozitës për qeveri teknike.

Sot dua ti’u them me sinqeritet dhe siguri se as SHBA dhe BE nuk e mbështesin protestën e PD.

Të ngatërrosh mbështetjen për zgjedhjet me marrëzinë e destabilizimit. Shqipëria nuk i ka asnjë borxh PD dhe lidershipit të saj nga frika nga drejtësia, për të mbrojtur gjykatësit nga Vettingu.

Berisha refuzoi hetimin e zgjedhjeve të 2009, ne i kontestuam dhe u futëm në grevë dhe jo për grevë urie dhe nuk i bojkotuam zgjedhjet e 2011, kur na vodhën në Tiranë.

Kërcënojnë se nuk futen në zgjedhje, madje do pengojnë popullin, nuk është dëgjuar askund një budallallik i tillë.

A është demokratike nëse opozita nuk do zgjedhje? Nuk detyrojmë që të hyjnë në zgjedhje nëse nuk duan.

Opozita nuk është monopoli i një partie. PD e katandisur nga alternativë në çadër kërcënimesh, ndoshta është fundi i kësaj partie.

Mos ketë askush asnjë merak se do mbetet Shqipëria pa opozitës nëse nuk vjen Saliu.

Meraku ynë i madh është reforma në drejtësi dhe aleanca e turpshme e PD me kastën e gjyqtarëve të korruptuar.

Çadra është për të mbrojtur eksponentët e vjetër të PD dhe të kastës së korruptuar.

Bllokimi i pajustifikuar i Vettingut keqardhje. Reforma duhet të fillojë sa më parë për të çliruar shqiptarët nga korrupsioni.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154615196796523/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here