Sekuestrohen 200 kg kanabis në një tunel në Mat. Burime nga policia bënë me dije se droga u gjet në fshatin Rreth-Bazë.
Të njëjtat burime pohojnë se ka dyshime që në këtë tunel të ketë ende lëndë narkotike. Sakaq, raportohet se hetues të prokurorisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe se kanë nisur hetimet. Ndërkohë, fill pas kësaj ngjarje, drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako njoftoi për një deklaratë për mediat. Burime nga policia pohojnë se priten shkarkime në radhët e policisë, kjo pasi efektivët nuk kanë raportuar për rastet e drogës
NJOFTIMI I POLICISE
Sekuestrohen nga Policia rreth 200 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa. Strukturat e Komisariatit të Policisë Mat, bazuar në Planin e Veprimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, “Mbi masat që duhen marrë për evidentimin dhe goditjen e fenomenit të sigurimit të farave për kultivimin e bimëve narkotike, në sera , tunele, dhe ambiente të tjera” kanë organizuar grupe kontrolli për këtë qëllim.
Në kuadër të këtyre kontrolleve gjatë ditës së sotme, në njësinë Administrative Baz, në afërsi të lagjes Daci, nga policia gjatë kontrollit në një tunel, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
Rreth 200 kg lëndë narkotike, e futur nëpër thasë.
Lënda narkotike është gjetur rreth 25 metra në brendësi të tunelit.