Gjykata e Tiranës ka shpallur ditën e sotme vendimin e për ish-kryeinspektoren e Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi. Sipas këtij vendimi, Golemi shpallet fajtore për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe dënohet me 2 vite burgim.
Treshja gjykuese e kryesuar nga Vjollca Spahiu, urdhëroi që e pandehura të mos shkojë prapa hekurave, pasi masën e dënimit me burgim e konvertoi në 2 vite shërbim prove.
Gjithashtu, Gjykata firmosi dhe dënim plotësues për ish-zyrtaren e lartë të Bankës së Shqipërisë, të cilës iu hoq e drejta që për një periudhë prej 2 vitesh të mos zgjidhet apo ushtrojë funksione publike.