Mbrëmjen e djeshme kryeminsitri Edi Rama dhe Kreu i Kuvendit Ilir Meta kanë darkuar në një reatorant te pazari i Ri në kryeqytet. Tema e këtij takimi ka qenë marrëveshja për koalicionin mes dy partive. Rama i shoqëruar nga Erion Veliaj dhe Ilir Meta i shoqëruar nga Petrit Vasili, kanë darkuar në një restorant peshku ku kanë konsumuar gjatë darkës 4 orëshe peshk të freskët dhe sallata të stinës.
Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ende nuk kanë një vendim përfundimtar mbi fatin e koalicionit që për katër vite rresht qeverisi vendin.