Dje goditi Berishën, por Pinilla e ka keq punën me shqiptarët (Video)

0
321
Foto LaPresse - Iannone 31/08/2014 Genova (Italia) Sport Calcio Genoa - Napoli Campionato di Calcio Serie A TIM 2014 2015 - Stadio "Luigi Ferraris" Nella foto:pinilla esulta Photo LaPresse - Iannone 31 August 2014 Genova (Italy) Sport SoccerGenoa - Napoli Italian Football Championship League A TIM 2014 2015 - "Luigi Ferraris" Stadium In the pic:pinilla esulta

Sulmuesi kilien Mauricio Pinilla njihet për gjaknxehtësinë e tij në fushën e lojës dhe shpesh është hasur me pezullime, por kjo nuk e ka penguar të vazhdojë me të njëjtën ritëm duke përsëritur incidente që nuk i përkasin fushës së lojës.

 

 

Rasti i fundit ishte dje kur sulmuesi i Xhenoas ndërhyri brutalisht ndaj portierit të Atalantës, Etrit Berishës. Për fatin e tij të mirë arbitri nuk e nxorri menjëherë nga loja, por Pinilla nuk u ndal këtu. I revoltuar me të verdhin për rastin e gardianit të Kombëtares sonë, 33 vjeçari proteston ashpër dhe kalon deri në të shara, por kjo nuk tolerohet nga gjyqtari takimit që e dërgon në dhomat e zhveshjes.

20170402-163034 by e-d21
Kjo nuk është hera e parë që bën gjeste të tilla antisportive. Në sezonin 2014-2015, ai bënte një gjë shumë më të rëndë ndaj një tjetër futbollisti shqiptar, Migjen Bashës.

Pinija asokohe vishte fanellën e Atalantës dhe gjatë një momenti nervozizmi shtyu Bashën. Ky i fundit reagoi dhe sulmuesi kilian nuk i kurseu një shkelm nga mbrapa mesfushorit shqiptar. Të dy u detyruan të linin fushën e lojës me karton të kuq, por Pinija u dënua me tre ndeshje pezullim për atë që kishte bërë.

Tani, në Itali janë të sigurt se sulmuesi do të mungojë për një kohë të gjatë në radhët e Xhenoas, e cila aktualisht po kalon një krizë rezultatesh pas tre humbjesh radhazi./panorama

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here