Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se të gjitha opsionet po merren në konsideratë gjatë hetimeve për shpërthimin në Shën Petersburg. Mes tyre është edhe mundësia për sulm terrorist, tha ai.
“Shkaqet e kësaj ngjarjeje nuk janë përcaktuar ende, kështu që është ende shumë herët për të folur. Këtë do ta tregojë hetimi. Qartësisht, ne do t’i marrim në konsideratë të gjithë variantet, si kriminale ashtu edhe të natyrës terroriste,” tha Putin.
Dy shpërthime të ndryshme kanë tronditur Rusinë. Shpërthimet e veçuara në dy stacione metroje në Shën Petersburg u kanë marrë jetën të paktën 10 personave, ndërsa mbi 50 të tjerë mbetën të plagosur.
RT tha se Vladimir Putin aktualisht është në Shën Petërsburg, ku po merr pjesë në një forum që u hap më 1 Prill.
Më herët, zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, i ka mohuar spekulimet mediatike se Presidenti Putin kishte kaluar pranë Stacionit të Metrosë Sennaya rreth kohës që ndodhi shpërthimi.
Shpërthimi ndodhi mes stacionit Sennaya Ploshchad dhe Institutit Tekhnologichesky rreth orës lokale 2:40, tha Komiteti Kombëtar anti-terrorizëm i Rusisë.
Zyrtarët thanë se nuk e kanë përcaktuar ende pajisjen shpërthyese dhe se hetimi vazhdon.