E Tmerrshme/ Demi masakron me brirë në fytyrë toreadorin 23 vjecar (VIDEO)

0
232

Një dem gjatë një turneu ka bërë gati për vdekje një toreador të ri i cili mori goditje me brirë në fyt dhe fytyrë. 23 vjeçari Daniel García Navarrete  u shpua disa herë nga një dem në arenën më të madhe të Spanjës, Las Ventas, në Madrid të Spanjës

 

 

Dëshmitarë të sulmit të tmerrshëm u bënë një audiencë pre 10 mijë personash, të cilët fillimisht menduan se luftëtari i demave ishte goditur vetëm një herë në kofshë.

Por pasi u transportu në spital në gjendje të rëndë, mjekët thanë se 23 vjeçari ishte shpuar katër herë nga demi, dy herë në qafë dhe dy në njërën anë të nofullës.

Videoja tronditëse tregon demin teksa e ngre fillimisht në ajër toreadorin dhe më pas e hedh në tokë ku i fut brirët.

Nga turma e publikut dëgjohen ulërima, ndërsa personeli i trajnuar nxiton në pistë për të tërhequr mënjanë toreadorin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here