Është padyshim një nga moderatoret më të mira, e cila e filloi karrierën e saj në Top Albania Radio. Sot është një nga personat më të rëndësishëm në televizionin ku punon dhe moderon me fanatizëm Big Brother.
Po flasim për Arbana Osmanin, e cila i ka ardhur publikut gjithmonë e qeshur, por që ka mbajtur gjithmonë larg vëmendjes, familjen e saj, ndonëse së fundmi nuk mungojnë fotot me të birin.
Por kush është burri i Arbana Osmanit? Arbana ka publikuar shumë pak foto të bashkëshortit të saj. Ai quhet Ardit është finacier me profesion.
Arditi është 8 vite më i madh se Arbana dhe megjithëse e shoqja është një nga personat më të njohur në Shqipëri, ai ka ditur si të qëndrojë në ”hije”.