Komiteti rus i anti-terrorizmit tha se ka gjetur dhe ka çaktivizuar një bombë në një tjetër stacion të metrosë së Shën Petersbugut.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve “Associated Press”.
Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur Rusinë më herët gjatë ditës duke u marrë jetën të paktën 10 personave, ndërsa mbi 50 të tjerë mbetën të plagosur.
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se të gjitha opsionet po merren në konsideratë gjatë hetimeve për shpërthimin në Shën Petersburg. Mes tyre është edhe mundësia për sulm terrorist, tha ai.
“Shkaqet e kësaj ngjarjeje nuk janë përcaktuar ende, kështu që është ende shumë herët për të folur. Këtë do ta tregojë hetimi. Qartësisht, ne do t’i marrim në konsideratë të gjithë variantet, si kriminale ashtu edhe të natyrës terroriste,” tha Putin.