Nusja e zhgënjyer mendon se DJ i shkatërroi kërcimin e parë, por bërtet “Oh Zot” kur kupton se ç’ka ndodhur në të vërtetë

0
601

Ka shumë gjëra për të bërë kur nis të planifikosh një dasmë. Gjithçka çfarë çiftet duhet të bëjnë është që të përgatiten sa më shumë të jetë e mundur për ditën e madhe dhe të kryqëzojnë gishtat që çdo gjë të shkojë mirë.

Por sigurisht nusja dhe dhëndri nuk mund të kontrollojnë gjithçka, si për shembull fjalimet e tmerrshme që jam e sigurt që çifti dëshiron që të mbarojnë.

Në videon e mëposhtme e cila në fakt është publikuar më 15 Mars të vitit të kaluar Bad dhe Melissa në dasmën e tyre janë shumë të emocionuar ndërsa presin që të bëjnë kërcimin e tyre të parë.

DJ fillon të luajë këngën “Like there’s no Yeaterday”, e kënduar nga këngëtari i saj i preferuar Mark Wills dhe çifti fillon të kërcejë.

Por e papritura ndodh. Kënga ndalet dhe DJ thotë se ky ishte një problem teknik, teksa po vendoste pajisjet që kënga të këndohej live.

Kënga filloi përsëri, kështu Brad dhe Melissa filluan të kërcenin sikur nuk ndodhi asgjë. Por në një moment Brad e kthen nusen e tij me fytyrë nga DJ dhe reagimi i saj është thjesht i paparë.

Përballë saj po performonte live këngëtari i saj i preferuar, vetë ai Mark Wills, nusja fillon të qajë ndërsa vazhdon ta kërcejë pjesën tjetër të këngës në krahët e partnerit të saj e mbushur nga emocionet./joq.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here