Kryetari i Kuvendit Ilir Meta po zhvillon një takim me kryetarin e PDIU Shpëtim Idrizi, një ditë pas darkës 4 orëshe që pati me Edi Ramën për koalicionin.
Takimi Meta-Idrizi po zhvillohet në një lokal në Tiranë dhe po diskutohet për koalicionin.
Ilir Meta dhe Edi Rama mendohet se arritën dje marrëveshje paraprake për të vazhduar koalicionin edhe në zgjedhjet e ardhshme.