Pas takimit me Bashën/ Donald Lu shkon “i përforcuar” tek Meta, ja kush e shoqëron

Ambasadori Amerikan Donald Lu ka marrë “përforcime” për të negociuar krizën politike në Shqipëri, kur opozita është e bindur që nuk do marrë pjesë në zgjedhje nëse nuk krijohen kushtet për një qeveri teknike.

 

 

Themi përforcime pasi në takimin që zgjati 1 orë e 30 minuta në zyrën e kryedemokratit Lulzim Basha, ai shoqërohej nga një emër i njohur për shqiptarët, ish-ambasadori Aleksandër Arvizu, që mban tashMë një post në DASH.

Mësohet se pasi diskutuan mbi luftën për kanabisin dhe krizën politike ata janë drejtuar në zyrën e kryeparlamentarit Ilir Meta, i cili gjithashtu me deklaratat e bëra publike, do që t’i jepet fund kësaj krize.

Në zyrën e Metës, siç raporton për BalkanWeb gazetarja Marsela Karapanço ata kanë mbërritur rreth orës 11:00. Pritet që pas tij, dy zyrtarët amerikanë të shkojnë edhe në zyrën e kryeministrit Edi Rama.

Kujtojmë se ish-ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu që mban postin e zv/ndihmës sekretarit në Departamentin e Shtetit, në byronë ndërkombëtare për luftën kundër drogës, ndodhet për një vizitë zyrtare disa ditore në vendin tonë.

 

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko