Romanca e xhunglës së Calais, në Francë, ka tërhequr vëmendjen e publikut për shkak të fejesës së një refugjati sirian me një punonjëse britanike.
Hamoude Kahlil dhe Sarah Gayton u fejuan disa muaj pas njohjes në kampin e refugjatëve.
Një mik në Facebook i Kahlil, i cili e njeh atë që kur studionin së bashku në siri ka thënë se ai e donte Sarën por do martohej me të për të fituar nënshtetësinë britanike.
Një mik tjetër i tiji i cili tashmë jeton në Gjermani tha se nuk mendonte se kjo ishte dashuri.
Shkëndijat mes çiftit lindën kur Sarah ishte vullnetare e ndihmës së shpejtë në kamp.
Pas disa muajsh, vajza pranoi propozimin për martesë të Khalil dhe u kthyen në shtëpinë e saj 800,000 paund në Chiswick, në Londrën perëndimore, për të nisur planifikimet e dasmës.
Kahlil tha për gazetarët kur i erdhën në shtëpi se nuk kishte kohë të diskutonte për marrëdhënien e tyre sepse ishte vonë për punë.