Shtyhet për të pestën herë rradhazi seanca për dhënien e vendimit lidhur me padinë për shpifje të ish-Ministrit Tahiri ndaj kreut të grupit parlamentare të Partisë Demokratike, Edi Paloka.
Shkak edhe këtë herë është bërë mosformimi i trupit gjykues në Gjykatën e Lartë, ku mungonte një prej anëtarëve, gjyqtari Aleksandër Muskaj.
Seanca e radhës është lënë për në datën 10 prill.
Ish-Ministri i Brendshëm Tahiri e ka paditur Palokën për shpifje në 2015, pasi ky i fundit e ka akuzuar si të lidhur me krimin dhe bandat kriminale në vend.