Takimi Rama-Meta/ AK: Fatet e Shqipërisë ndahen në pazar dhe jo tryezë burrash shteti

0
239

Aleanca Kuqezi e Kreshnik Spahiut ka reaguar lidhur me takimin PS-LSI për koalicionin.

Në një deklaratë për mediat, AK thotë se denoncon publikisht me neveri takimin e djeshëm Rama-Meta tek Pazari i Ri për Pazarin e Vjetër.

“Fatkeqësisht sërish fatet Shqipërisë ndahen në pazar dhe jo në tryezen e burrave të shtetit” thekson AK.

Ndërkaq AK ka mohuar lajmin e publikuar në media se kjo forcë politike po negocion me pushtetin.

“AK denon ashpër shpifjen se ka negociata me pushtetin. Aleanca KuqeZi prej 4 vitesh ka objektiv rrëzimin e Edi Rames si kryeminisiter. Republika e Re eshte i vetmi projekt kuqezi për Shqipërinë. Propaganda e pushtetit nuk mund të baltosë kauzen tonë! Edhe vete media që e publikoi na pranoi pavërtetësinë e lajmit. Kreshnik Spahiu dhe Lulzim Basha po punojnë së bashku për ti garantuar së bashku zgjedhje të lira. E vetmja qeveri me te cilën negocion AK eshtë ajo me Lulzim Bashën Kryeministër”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here