Në ditën e 47 të protestës para kryeministrisë kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi se PD dhe opozita nuk do të pranojë dialog fasadë për zgjedhje fasadë.
Duke e quajtur këtë javë vendimtare Basha tha se nuk do të pranojë një dialog politik që kthehet në një pazar të pisët të disa politikanë të opozitës me disa politikanë të maxhorancës që të mbajnë republikën e vjetër.
Basha: “Nëse do të ketë dialog politik, që e kemi kërkuar prej ditës së parë, ky dialog politik nuk do të kthetet kurrë në një pazar të pisët të disa politikanë të opozitës me disa politikanë të maxhorancës që të vazhdojë komploti ekonomik, politik, të vazhdojë republika e vjetër, mashtrimi, dështimi, vjedhja, papunësia, por do të jetë dialogu politik që përmes standardit europian për zgjedhje të lira e të ndershme, themeli i gjithçkaje, do ti japë fund një herë e përgjithmonë Republikës së vjetër rrugëve të vjetra dhe mënyrave të vjetra dhe gjithçkaje të kalbëzuar që mban peng interesat dhe zhvillimin e shqiptarëve.